RMV, procedura për mashtrime të qytetarëve me të ashtuquajturat „vaksina kubaneze“ – bastisje në disa lokacione

Prokuroria Themelore Publike në Veles, duke vepruar në lëndën e formuar kundër një personi për veprat penale – Mashtrim nga neni 247 dhe Mjekim i paligjshëm nga neni 209 i Kodi Penal, ka siguruar urdhëresa për bastisje në disa lokacione, njofton Portalb.mk.

Siç kumtoi Prokuroria Publike, po veprohet npër sigurimin e dëshmive lidhur me informatat se i dyshuari, me qëllim që të përfitojë dobi pronësore kundërligjore, ka sjellë në lajthitje disa persona, duke u ofruar rrejshëm „vaksina kubaneze“ kundër kancerit.

Gjatë bastisjes në vendin e punës të të dyshuarit në Veles, janë gjetur prova të cilat do të jenë lëndë e ekspertizës. Janë konfiskuar edhe pajisje elektronike, si dhe po ndërmerren veprime të tjera verifikuese.

Nga Prokuroria Publike shtojnë se prokurori publik kompetent po kryen marrjen në pyetje të të dëmtuarve dhe personave të tjerë që mund të kenë informata të rëndësishme për hetimin e plotë të ngjarjes.

Prokuroria Themelore Publike në Veles i ka dorëzuar gjykatës edhe propozim për caktimin e masave të kujdesit – marrjen e dokumentit të udhëtimit dhe detyrimin e të dyshuarit për t’u paraqitur në gjykatë.

Personi në këtë moment është i hospitalizuar në një institucion shëndetësor, ku i është dorëzuar vendimi për caktimin e masave.

Siç mbërrijnë informatat dhe të dhënat plotësuese, Prokuroria Publike dhe MPB-ja vazhdojnë të ndërmarrin veprime për sigurinë e provave.