Ministria publikoi listën e nxënësve që kanë fituar bursa në Maqedoninë e Veriut

Rezultatet e Konkursit për bursa të nxënësve në shkollat e Maqedonisë së Veriut, organizuar nga Ministria për Arsim, është publikuar në orët e pasdites, transmeton Portalb.mk.

Nxënësit që janë përfitues të bursave, duhet deri më 29 dhjetor të dërgojnë dokumentet e nevojshme në Arkivin e Ministrisë. Duhet të nënshkruhen tri marrëveshje për bursë dhe një kopje e llogarisë së transaksionit.

Ministria do të pranon ankesat e nxënësve që nuk janë të përfshirë në listën e përfituesve, në momentin kur nxënësit do të marrin vendimin për refuzimin e bursës.

Lista e nxënësve që kanë fituar bursa për mbështetje sociale, bursa për nxënësit pa prind, nxënësit me nevoja të veçanta, nxënësit nga shkencat matematiko-natyrore e teknike, nxënësit nga drejtimi sportiv, nxënësit nga drejtimi i artit, arsimi profesional trevjeçar dhe nxënësit nga grupi i drejtimeve si bujqësi, hoteleri, turizëm, etj.

Ndryshe, Ministria për Arsim dhe Shkencë deri më 15 nëntor ka pranuar aplikime nga studentët në Konkursin për ndarjen e bursave studentore në kategori të ndryshme. Vlera e bursave është prej 6 080 denarë deri 18 mijë denarë.