Studentët e Mjekësisë në protestë në Tiranë, dita e 11-të e bojkotit! Bashkohen dhe mjekët

Studentët e Mjekësisë dhe mjekët specializantë janë mbledhur këtë të premte në protestë, në ditën e 11-të të bojkotit të zhvilluar në universitete, transmeton Euro News Albania.

Mjekët specializantë i janë bashkuar studentëve në tubimin e zhvilluar përpara Kryeministrisë, ku protesta ishte njoftuar të niste në orën 10:00.

Bojkoti i studentëve vijon prej 11 ditësh, ndërsa kësaj here protestës i janë bashkuar edhe mjekët specializantë.