RMV, sot vetëm një zjarr aktiv, dje janë shuar 22 zjarre të tjerë

Në numrin evropian për thirrje urgjente 112 sot është raportuar për zjarr me kashtë në fshatin Buçincë, i cili digjet rreth 200 metra larg kishës së fshatit, për çka menjëherë janë njoftuar zjarrfikësit nga Brigada zjarrëfikëse nga Qyteti i Shkupit, njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), transmeton Portalb.mk.

Raportime të tjera për zjarre, siç shtojnë nga QMK, nuk ka. Nga ana tjetër, gjat 24 orëve të kaluara, QMK thotë se janë shuar 22 zjarre që kanë qenë në pjesë të ndryshme të vendit. Në të 22 zjarret e shuara, digjej edhe bari i thatë, kashtë dhe fusha.

Gjashtë zjarre që kanë mbuluar bimësi të ulët janë regjistruar në Komunën e Kumanovës në afërsi të fshatrave Bërzak, Ropalcë, Vaksincë, Ropalcë – Umin Dol, Ramanovc dhe Sredorek, tre zjarre kanë qenë në komunën e Gostivarit – në lagjen Ciglanë, si dhe në fshatrat Çaile dhe Debreshë, dhe ka prekur bimësinë e ulët dhe barin e thatë, nga dy zjarre ka pasur në qytetin e Shkupit (Karposh) dhe komunën e Novacit, ndërsa nga një zjarr është regjistruar në komunat Novaci, Resnjë, Krushevë, Prilep, Dibër, Bërvenicë, Kërçovë, Shtip dhe Probishtip.