RMV, u shpall Thirrja publike për mirënjohjen “Të rinj të suksesshëm” për vitin 2022

Prej sot është hapur thirrje për aplikime për çmimin “Të rinj të suksesshëm” për vitin 2022. Nga Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut thonë se po vazhdojnë me zbatimin e këtij projekti, mirënjohje e cila jepet në drejtim të vlerësimit të mundit dhe njohurive të të rinjve, si një nga politikat për zvogëlim të shpërnguljes së të rinjve nga vendi ynë, si dhe për krijim të perspektivave për të rinjtë dhe kuadrot e suksesshëm, transmeton Portalb.mk.

Thirrja publike për dorëzim të fletëparaqitjeve për mirënjohjen “Të rinj të suksesshëm” për vitin 2021 është e hapur prej sot dhe do të zgjasë deri më 1 tetor 2023.

Mirënjohja është një nxitje për mendimin kërkimor shkencor dhe punën artistike të të rinjve, për rezultatet e arritura gjatë vitit të kaluar në tetë kategori:

1.Shkencëtari/shkencëtarja i ri/e re më i/e mirë në shkencat shoqërore;
2. Shkencëtari/shkencëtarja i ri/e re më i/e mirë në shkencat humaniste;
3. Shkencëtari/shkencëtarja i ri/e re më i/e mirë në shkencat matematikore-natyrore dhe teknike;
4. Shkencëtari/shkencëtarja i ri/e re më i/e mirë në shkencat mjekësore;
5. Inovuesi/inovuesja i ri/e re më i/e mirë;
6. Talent i ri (për nxënësit dhe për nxënëset e shkollave të mesme);
7. Mirënjohje për suksesin e veçantë të arritur dhe për afirmimin e inkluzionit (për të rinj me aftësi të kufizuara);
8. Artisti/artistja i ri/e re më i/e mirë.

Thirrja publike është e hapur deri më 1 tetor dhe përfshin të gjithë personat që nga viti 2022 do të jenë 35 vjeç dhe që kanë arritur rezultate të rëndësishme në kategorinë përkatëse, me përjashtim të kategorisë së gjashtë – talent i ri – për të cilën vetëm nxënësit e shkollave të mesme.

Më shumë informacion dhe thirrjen publike mund ta gjeni në ueb-faqen e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në maqedonisht, shqip dhe anglisht.