RMV, Osmani: Afati real për ndryshimet kushtetuese është fundi i mandatit të këtij Parlamenti

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani është optimist se ndryshimet kushtetuese do të miratohen dhe se qëllimi fillestar i Qeverisë ka qenë deri në nëntor, por që afati real është dita e fundit e mandatit të këtij Parlamenti, njofton Portalb.

“Ju mendoni se ata nuk e dinë se kjo është një gjë e mirë”, tha Osmani duke mohuar se BDI-ja gjithashtu bën kalkulime me zgjedhjet për arsye se kanë dorëzuar dorëheqje për këtë proces.

Lidhur me atë se nëse nevoja për miratim të  ndryshimeve kushtetuese do të miratohet në seancën që do të fillojë më 18 gusht, Osmani thotë se tani gjithçka është në duart e kryetarit të Parlamentit.

“Megjithatë, gjithçka është në duart e spikerit dhe ai do të vendosë në bazë të Rregulores dhe koordinimeve që i bën me grupet e deputetëve. Në bazë të asaj që ai e tha është se pasi të kryhet debati do të presë për votim me qëllim që të bisedohet me partitë politike”, deklaroi Osmani.

Kujtojmë se, Qeveria e Maqedonisë së Veriut i dërgoi Kuvendit amendamentet kushtetuese. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi më 19 korrik të këtij viti e pranoi propozimin për fillimin e ndryshimit të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut me udhëzime për ndryshimin dhe plotësimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Xhaferi, menjëherë e dërgoi Propozimin te deputetët në Kuvend dhe me këtë procedurë fillojnë të rrjedhin afatet kohore të parashikuara me Kushtetutë dhe me Rregulloren e Kuvendit. Seanca për ndryshimet kushtetuese është caktuar për më 18 gusht 2023 në ora 11:00.

Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë nga pala e Maqedonisë së Veriut, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojnë për ndryshimin e Kushtetutës.

Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese deri në nëntor të këtij viti, procesi eurointegrues i RMV-së rrezikon të bllokohet përsëri.