BE-ja nisi negociatat për vendosjen e roamingut falas për Ballkanin Perëndimor

Komisioni Evropian ka nisur negociatat për përfshirjen e Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë në regjimin “Roaming si në shtëpi” të Bashkimit Evropian, që ishte paralajmëruar edhe nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në Ballkanin Perëndimor muajin e kaluar, transmeton Portalb.mk.

Sipas njoftimit të Komisionit Evropian, kjo do t’u mundësojë qytetarëve që udhëtojnë mes vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor të kryejnë telefonata, të dërgojnë SMS dhe të përdorin internetin pa tarifa shtesë të roamingut.

Negociatat dypalëshe me këto vende tashmë kanë filluar.

Pasi marrëveshjet të përmbyllen dhe vendet partnere t’i përmbushin plotësisht rregullat e BE-së për roamingun, Komisioni Evropian do t’i kërkojë Këshillit Evropian që ta zgjerojë zyrtarisht zonën e roamingut të BE-së edhe me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kujtojmë se, BE më 3 qershor të këtij viti miratoi fillimin e negociatave për heqjen e roamingut me vendet e Ballkanit Perëndimor