RMV, në mesnatë do të ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës

Nga sonte në mesnatë benzina Eurosuper BS – 98 do të rritet për dy denarë për litër, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë, transmeton Portalb.mk.

Me këtë çmimi i ri i benzinës 98 oktane do të jetë 85,5 denarë për litër.

Ndërkohë që çmimet e derivateve të tjera mbeten të pandryshuara.

Litri Eurosuper BS – 95 edhe më tutje kushton 83 denarë, dizeli shitet 79,5 denarë për litër, mazuti 76,5 denarë për litër dhe mazuti 40,732 denarë për kilogram.