RMV, në 24 orë janë regjistruar 33 zjarre, vetëm një është aktiv dhe katër nën kontroll

Më 18.07.2025, deri në ora 07:00, janë regjistruar gjithsej 33 zjarre në hapësira të hapura, prej të cilave 1 është aktiv, 4 janë nën kontroll dhe 28 janë të shuara, njoftuan nga Qendra për Menaxhim me Kriza, transmeton Portalb.mk.

Zjarri aktiv është në Komunën e Vasilevës në fsh. Niviçinë (pyll me shkurre të ulëta);

Nën kontroll janë:

1. Komuna Veles: pranë fshatrave Xhidimirci – Krushjë – Ivankovcë, një degë drejt fsh. Ivankovcë, degë tjetër drejt fsh. Krushjë (pyll i përzier);
2. Komuna Dojran: fsh. Nikoliç (pyll me shkurre të ulëta).
3. Komuna Demir Hisar: Deponia e qytetit (deponi)
4. Komuna Makedonski Brod: ndërmjet fsh. Creshnevë, fsh. Lokvicë, fsh. Krapë (pyll degraduar me lis, shkurre dhe bimësi e ulët);

Të shuara:

1. Komuna Gostivar: fsh. Tumçevisht pranë autostradës (bimësi e ulët)
2. Komuna Koçan: fsh. Dollni Podlog (bimësi e ulët)
3. Komuna Negotinë: fsh. Cërveni Bregovi (bimësi e ulët dhe grurë)
4. Komuna Staro Nagoriçane 1: fsh. Mllado Nagoriçane (bimësi e ulët)
5. Komuna Staro Nagoriçane 2: fsh. Strnovc (bimësi e ulët)
6. Komuna Kumanovë 1: fsh. Agino Sello (bimësi e ulët)
7. Komuna Kumanovë 2: fsh. Çetircë (bimësi e ulët)
8. Komuna Kumanovë 3: fsh. Vaksincë (bimësi e ulët dhe kashtë)
9. Komuna Kratovë: fsh. Trnovcë (bimësi e ulët)
10. Komuna Saraj 1: fsh. Arnakijë (bimësi e ulët)
11. Komuna Saraj 2: fsh. Kondovë (bimësi e ulët dhe shkurre)
12. Komuna Gazi Babë 1: fsh. Rashtak (bimësi e ulët dhe shkurre)
13. Komuna Gazi Babë 2: Parku pyjor Gazi Babë (pyll me shkurre të ulëta)
14. Komuna Gazi Babë 3: rr. Pero Nakov (bimësi e ulët)
15. Komuna Sopishtë / Ilinden: në fsh. Mrshevci, Zona Industriale Bunarçik (pyll me pisha dhe bimësi e ulët)
16. Komuna Studeniçan: fsh. Draçevicë (pyll)
17. Komuna Karposh: fsh. Bardovcë (bimësi e ulët)
18. Komuna Gjorçe Petrov: Objekti Ekonomik (bimësi e ulët)
19. Komuna Petrovec: fsh. Katllanovë (bimësi e ulët dhe mbeturina)
20. Komuna Bosillovë: fsh. Turnovë (bimësi e ulët)
21. Komuna Zhelinë: fsh. Larce (bimësi e ulët)
22. Komuna Tetovë: fsh. Selcë (bimësi e ulët)
23. Komuna Jegunovcë: fsh. Jegunovcë (pyll me shkurre të ulëta dhe bimësi e ulët)
24. Komuna Makedonska Kamenicë: fsh. Kostin Dol (bimësi e ulët)
25. Komuna Strugë: fsh. Lozhanë (bimësi e ulët)
26. Komuna Ilinden: fsh. Mrshevcë ndërmjet Rafinerisë dhe Zonës Industriale Bunarçik (bimësi e ulët dhe pyll me pisha)
27. Komuna Strugë 2: ndërmjet fsh. Drslajcë dhe fsh. Morojishtë (bimësi e ulët)
28. Komuna Kumanovë: fsh. Tabanovcë (bimësi e ulët)

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar dhe sjellje të përgjegjshme, veçanërisht në kushte të temperaturave të larta dhe motit të thatë, me qëllim të parandalimit të zjarreve të mëtejshme dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor.

Maqedonia e Veriut, edhe këtë verë po përballet me zjarre masive të pakontrolluara, si dhe sërish ka problem me menaxhimin e tyre për shkak të mungesës së pajisjeve dhe burimeve njerëzore.

Për këtë arsye, ngjashëm si vitin e kaluar, është aktivizuar Mekanizmi i Mbrojtjes Civile i Bashkimit Evropian.

Për të zbutur këtë situatë,  me vendim qeveritar pritet që 400 zjarrfikës të përkohshëm do të punësohen dhe të vendosen në Brigadat e Zjarrfikësve Komunal, që është gjysma e numrit të nevojshëm.

Kujtojmë dhe se në RMV është ndaluar lëvizja në pyje që nga 1 korriku e deri në fund të gushtit.

Edhe viteve të fundit gjatë periudhës së verës vendi është përballur me shumë zjarre në pyje. Madje, në vitin 2024, 126 zjarre pyjore dogjën mbi 94.000 hektarë në Maqedoni, që është pothuajse aq sa dhjetë vitet e mëparshme së bashku, sipas të dhënave nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS).