Në Maqedoninë e Veriut çmimet te prodhimet shtazore janë rritur më shumë sesa të prodhimet bimore

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e çmimeve te produktet bujqësore, ashtu që rritje prej 17.9 % te prodhimet shtazore, ndërsa te ato bimore për 5.2 %, transmeton Portalb.mk.

“Indeksi i çmimeve në bujqësi gjatë muajit maj të vitit 2023, krahasuar me periudhën e njëjtë nga viti paraprak, tek inputi është zvogëluar për 3.3 %, ndërsa tek autputi vërehet rritje nga 8.3 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, ashtu që rritje më e madhe është regjistruar te drithërat dhe orizi (35.7 %), patatet (20.1 %) dhe produktet me origjinë shtazore (27.3 %).

Mjetet e shpenzuara në bujqësi në kuadër të input 1 kanë shënuar ulje për 3.8 %, ndërsa te mjetet e dedikuara për investime në bujqësi kanë shënuar rritje për 4.6 %.

Te input 1 rritje më e madhe është regjistruar te mallrat dhe shërbimet për 24.3 %, mirëmbajtja e pajisjeve dhe ndërtesave 12.2 % dhe te farat 9.8 %. Te input 2 rritje e çmimeve është regjistruar vetëm te ndërtesat për 12.5 %.