Më 25 nëntor në Shkup do të mbahet për herë të parë Forumi për diplomaci energjetike

Forumi i parë për diplomaci në energjetikë do të mbahet në Shkup më 25 nëntor, ku planifikohet përfshirja e temave rreth burimeve të rinovuese, investimeve të gjelbra dhe grave në energjetikë, transmeton Portalb.mk.

“Forumi parashikon gjithashtu krijimin zyrtar të Platformës së Diplomacisë së Grave në Energji, e cila do të krijojë një hapësirë ​​të re për bashkëpunim rajonal, rrjetëzim profesional dhe forcimin e lidershipit të grave në sektorin e energjisë”, paralajmëruan nga Ministria për Energjetikë.

Ministria vlerësoi që Forumi “Burimet rinovuese dhe femrat në energjetikë” do ta kthejë Shkupin në një qendër për dialog rajonal për të ardhmen e energjetikës. Kjo ngjarje do të organizohet në bashkëpunim me Zyrën e Kombeve të Bashkuara dhe Komisionin Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropën.