RMV, tarifa e lirë e rrymës do të kthehet nga 1 dhjetori, do të vlejë dy orë në ditë
Kryetar i Komisionit Rregullator për Energjetikë Marko Bislimoski, bëri të ditur se tarifa e lirë e energjisë elektrike do të kthehet nga 1 dhjetori, transmeton Portalb.mk.
“Do të jetë e vlefshme nga ora 13:00 deri në orën 15:00. Kjo është më së shumti që mund të bëjmë. E vendosim tarifën e lirë për shkak të sinjalit të çmimit të energjisë elektrike. Çmimi i rrymës tetë muaj më parë ishte më e ulët”, shtoi Bislimoski.
Ai ka theksuar se ky është sinjal për EMV dhe EVN që të intensifikojnë blerjet e energjisë elektrike.
“Duhet të mësohemi dhe të përshtatemi me kohën e re”, theksoi Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së.
Ai shtoi: “Maqedonia u përball me krizë energjetike dhe çmimesh. Ka pasur një rritje drastike të çmimeve. Ne arritëm ta përballonim këtë krizë në pjesën më të madhe”.
Bislimoski konsaideron se çmimet e energjisë elektrike janë ulur në dhjetor.
Ai po ashtu theksoi se sa i përket çmimit të energjisë elektrike për disa konsumatorë do të ketë rritje të çmimit për kategorinë e tretë dhe të katërt dhe ulje për kategorinë e parë dhe të dytë të konsumatorëve.
“Çmimi total i energjisë elektrike në bllokun e parë me tarifën e llogaritur të energjisë dhe rrjetit ulet me 7.04 për qind. Në bllokun e dytë ulet me 4.09 për qind”, deklaro Bislimoski.
Përqindja në bllokun e tretë rritet me 2.54 për qind dhe në bllokun e katërt me 2.42 për qind.
“Çmimet e energjisë në tarifën e lirë mbeten pothuajse identike. Tek konsumatorët e vegjël ka rritje prej 0,38 për qind”, tha Bislimoski.
“Për konsumatorët e vegjël i kemi ulur për 20 për qind, për amvisëritë pa TVSH – 3 për qind”, shtoi Beslimovski.
Nga ana tjetër, kompanitë energjetike kanë kërkuar vazhdimisht që të rritet kostoja e rrymës, por rregullatori mendonte se kjo nuk duhet të ndodhë për momentin. Kriza energjetike i dha një goditje të rëndë ekonomive familjare për sa i përket buxhetit të tyre, ndaj nuk duhet menduar për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, tha kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski para disa javësh për Televizionin 24.
- LEXO: RMV, kompanitë energjetike kërkojnë rrymë më të shtrenjtë, rregullatori ende po llogarit harxhimet
- LEXO: Nga 1 korriku nuk do të paguhen fatura më të larta të energjisë elektrike, paralajmëroi Bekteshi
- LEXO: Nga 1 korriku, sërish e mundur tarifa ditore e lirë e energjisë elektrike, paralajmëroi Bytyqi