RMV, Kuvend miratoi ligji për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar në procedurë penale dhe kundërvajtëse

 

Sot në Kuvend u miratua ligji për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar, të përfitimeve pasurore dhe sendeve të sekuestruara në procedurë penale dhe kundërvajtëse. Miratimi i ligjit të ri, përkatësisht 1/3 e ndryshimeve dhe plotësimeve në ligj, është rezultat i nevojës për përmirësimin e dispozitave ligjore si rezultat i mospërputhjeve dhe problemeve të konstatuara në praktikë nga ana e punonjësve të Agjencisë për menaxhimin e pronës të konfiskuar, transmeton Portalb.mk.

“Shumë falënderim për Ministrin e Drejtësisë Krenar Lloga i cili i dha mbështetje të madhe Ligjit, Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe grupit punues që punoi aktivisht në mënyrë profesionale dhe të detajuar. Me miratimin e ligjit, besojmë se do të zgjidhet një problem i madh kombëtar dekadash, i ardhur nga mijëra automjete të vjetra që janë të përhapura në të gjithë territorin e vendit tonë”, thuhet në njoftimin për media të Driton Nebiut, drejtori i Agjencisë për pronë të konfiskuar .

Pjesa më e madhe e ndryshimeve të bëra janë në drejtim të përmirësimit të kuadrit ligjor ekzistues në të cilin nuk ka procedura mjaftueshëm të qarta në lidhje me ekzekutimin e vendimeve dhe aktgjykimeve për konfiskimin e pasurisë dhe përfitimeve pasurore, ndryshime në aspektet jo mjaft të qarta lidhur me pronën që është konfiskuar nga persona juridikë mbi të cilët është hapur procedura e falimentimit.

Ndryshimet kanë të bëjnë edhe konfiskimin e ndërtimeve pa leje, çështjet që kanë të bëjnë me barrë mbi pasurinë e konfiskuar, çështjet që kanë të bëjnë me vlerësimin, shitjen e pasurisë, avancimin terminologjik, përmirësimi i dispozitave për ripërdorimin social të pronës së konfiskuar përkohësisht, pronës së konfiskuar përgjithmonë dhe pronës së konfiskuar, vendosja e regjistrit, si dhe parashihet që Agjencioni të mbajë 7 (%) për qind të vlerës së të ardhurave të realizuara nga çdo shitje e objektet e konfiskuara dhe pasuria e konfiskuar nga Agjencia, me qëllim të menaxhimit efikas.

Kujtojmë se me 28 shkurt, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi Ligjin për konfiskimin e pasurisë në procedurë civile, i cili është përgatitur me iniciativë të zëvendëskryeministres për politika për qeverisje të mirë, Sllavica Grkovska.

Ndryshe, kërkesa të vazhdueshme për konfiskimin dhe evidentimin e pronës së zyrtarëve të korruptuar, ka bërë edhe Komisioni Evropian, dhe të njëjtën e përsëriti edhe në raportin e 19 tetorit të vitit të kaluar. Në të thuhet se në vitin 2020, konfiskimi i pasurive kriminale është zbatuar ndaj 41 personave në 19 raste në aktgjykime të shkallës së parë. Sipas raportit, konfiskimi i pasurive kriminale duhet të bëhet përparësi strategjike në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe korrupsionit të nivelit të lartë në vend. Mjetet e vendit për ngrirjen, menaxhimin dhe konfiskimin e pasurive kriminale sipas BE-së nuk janë mjaft efektive, prandaj nevojitet një fokus i vërtetë për të ardhurat kriminale të personave publik.