RMV, kategoritë e rrezikuara të qytetarëve do të marrin ndihmë për ballafaqim me krizën energjetike dhe të çmimeve

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe konfirmoi tekstin e Propozim-ligjit për ndihmë financiare të kategorive të rrezkuara sociale të qytetarët, për ballafaqim me krizën energjetike dhe të çmimeve, i propozuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe e dërgoi deri te Kuvendi me propozim që të shqyrtohet dhe miratohet me procedurë të shkurtuar, njofton Portalb.

Propozim-ligji e rregullon mbështetjen financiare për disa kategori të rrezikuara të qytetarëve për ballafaqim me efektet e vazhduaraa nga kriza energjetike dhe e çmimeve. Shfrytëzues të mbështetjes financiare janë përdoruesit e shtesës së posaçme, të së drejtës së kompensimit për shkak të pengesës, prindër vetushqyes, pensionistë me paga deri në 19.000 denarë, nxënës nga arsimi fillor, gjegjësisht i mesëm, familjet e të cilëve kanë të ardhura të përgjithshme mujore nga neto paga deri në 50.000 denarë dhe studentët të cilët jetojnë jashtë vendimit të studimit.

Ndihmë financiare për përdoruesit e shtesës së posaçme, të së drejtës së kompensimit për shkak të pengesës dhe prindërit vetushques është paraparë që të jetë 2.000 denarë, për periudhë prej pesë muajve, duke filluar nga ky muaj. Ndihma për pensionistët është për periudhë prej pesë muajve dhe në vlerë prej 3.000 denarë dhe 1.500 denarë për ata me pensione deri më 19.000 denarë. Nxënësit do të marrin ndihmë 1.200 denarë për filloristët, gjegjësisht 1.800 denarë për nxënësit e shkollave të mesme, ndërsa studentët në varshmëri nga shuma e biletës mujore për komunikacion ndërurban nga 600 deri më 1.200 denarë, për periudhë prej shtatë muajsh.