RMV, Go Green mblodhi dhe dorëzoi në komuna kërkesat e para të të rinjve për transport të qëndrueshëm për vitin 2024

Shoqata Go Green ka mbledhur dhe dorëzuar kërkesat e të rinjve për transport të qëndrueshëm për vitin 2024. Go Green njofton se 2023 ishte hera e parë që hapën thirrjen (pyetësorin) për mbledhjen e kërkesave të të rinjve. Pyetësori ishte i dedikuar për personat e moshës 15 deri në 29 vjeç (siç thuhet në Ligjin për Rininë e RMV-së) dhe në të kanë dhënë kërkesa/sugjerime specifike ku duan të shohin ndryshime në komunat e tyre. Qëllimi i këtij pyetësori është që të mblidhen sa më shumë propozime dhe ato propozime që janë të përshtatshme dhe komuna është kompetente për to, t’u dorëzohen kryetarëve të komunave. Pyetësori ishte i hapur për të rinjtë nga korriku deri në dhjetor 2023, transmeton Portalb.mk.

“Nga kërkesat e mbledhura të të rinjve janë përzgjedhur pesë kërkesa për komunë. Çdo kërkesë e paraqitur nuk është aspak për t’u nënvlerësuar dhe për të qenë të sinqertë e kemi pak të vështirë të zgjedhim pesëshen e parë. Përzgjedhja e parë përmban aktivitete të sakta në vende të përcaktuara saktësisht. Duke qenë se kërkesat duhet të zbatohen me sukses, ne kërkojmë të zgjedhim ato më të dobishmet dhe më realiste që do të kontribuojnë më tej për një komunë më të qëndrueshme. Kërkesat përzgjidhen sipas kompetencave që kanë komunat, së bashku me përfaqësuesit e të rinjve në mënyrë që të realizohet sa më realisht vitin e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e Go Green.

Këtë vit Goo Green ka bashkëpunuar dhe ka dorëzuar kërkesa rinore në Qytetin e Shkupit, Komunën e Kumanovës, Komunën e Gostivarit dhe Komunën e Prilepit.

“Deri më tani mund të themi se komunat dhe veçanërisht kryetarët e komunave janë të njohur me të gjithë procesin tonë, së bashku me eko-aktivistët tanë, janë të hapur për komunikim dhe bashkëpunim. Është e vërtetë që ndër komunat me të cilat bashkëpunojmë ka komuna që janë më pak të interesuara, por puna e deritanishme tregon se ka jo pak njerëz, veçanërisht përfaqësuesit e të rinjve, të cilët janë gjithmonë në dispozicion dhe gjithmonë të interesuar uke inkurajuar ndryshimin dhe së bashku përmirësimin e infrastrukturës rinore në komunat ku bashkëpunojmë.
Ne besojmë se mikroprocese të tilla si iniciativa jonë janë të nevojshme për të “ngacmuar” si të rinjtë ashtu edhe punonjësit e komunave për këto çështje rinore. Të krijohet një nivel ndërgjegjësimi dhe mirëkuptimi për të kapërcyer tokenizmin dhe për të pasur pjesëmarrje thelbësore të të rinjve”, thuhet në njoftimin e Go Green.

Përfshirja e të rinjve në politikat e gjelbëra nuk është thjesht një gjest simbolik, thonë nga kjo shoqatë. Është një prioritet strategjik për ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme.

“Me inovacionin dhe perspektivën rinore të të rinjve, ne zhbllokojmë potencialin për ndryshime transformuese. Fuqizimi i brezit të ri për të udhëhequr rrugën në avokimin mjedisor është një investim në një botë ku qëndrueshmëria mjedisore nuk është vetëm qëllim, por një përgjegjësi e përbashkët e pranuar nga të gjithë.
Kërkesat e të rinjve për transport të qëndrueshëm janë pjesë e projektit “Të rinjtë për veprim klimatik dhe transport të qëndrueshëm” në kuadër të projektit “GOs në veprim për ndryshimet klimatike” zbatuar nga Eko svest, ShRJR dhe CVNP mbështetur nga Qeveria e Suedisë”, thuhet në njoftim.