RMV, Dimovska fituese e çmimit “Romani i vitit”, ndërsa Bashevski fituesi i çmimit për librin më të mirë me poezi

Dimitar Bashevski me librin “Ditë, vite” fitoi çmimin “Vëllezërit Miladinov” është vlerësuar me librin me të mirë me poezi për vitin 2023 në kuadër të “Mbrëmjeve strugane te poezisë”, transmeton Portalb.mk.

Komisioni për përzgjedhjen e fituesit të çmimit “Vëllezërit Milladinov” ka vlerësuar se ky libër është një kontribut i rëndësishëm në rrymat e reja të poezisë bashkëkohore maqedonase.

Ministria për Kulturë në Maqedoninë e Veriut ndërkohë njoftoi që “Romani i vitit” për vitin 2023 do t’i jepet Lidija Dimkovskës. Ky çmim jepet nga fondacioni “Sllavko Janevski”.