RMV, AOGJSH të premtën në protestë para Kuvendit, të punësuarit në FSSH para grevës

Sindikata e punonjësve nga administrata, organet gjyqësore dhe shoqatat e qytetarëve (AOGJSH) paralajmëron për të premtën protestë para Kuvendit sepse atëherë, sipas informatave që i kanë, deputetët do të debatojnë për Propozim-buxhetin, shkruan 360 Gradë, njofton Portalb.

Kryetari i Sindikatit të AOGJSH-së Tërpe Deanoski sot në konferencë shtypi tha se në protestë do të jenë të pranishëm të punësuarit nga gjykatat dhe prokurëritë, të Prokurorisë së Shtetit dhe Popullit, ndërsa janë të ftuar edhe të gjithë sindikatat e tjera të cilët janë të pakënaqur.

Nga AOGJSH alarmojnë se Qeveria nuk do t’ua paguajë rritjen e paraparë të pagave në pajtueshmëri të rritjes së paralajmëruar të pagës minimale.

“Pas këtyre informatave të reja të cilat i morëm, mendoj se politika, gjegjësisht plani i Qeverisë është që në mars kur do të rritet paga minimale, harmonizim të tillë të mos marrin askush nga të punësuarit në sektorin publik. Të premtën kuptuam edhe një informatë, se ajo që është shkruar në Marrëveshjen e përgjithshme kolektive, gjegjësisht në atë se çfarë duhet të kalohet në vitin 2025, ndërsa ajo është që paga mesatare si pagë nisëse, të mos rregullohet me marrëveshje të tjera kolektive, por Ministria e Financave insiston që të bëhet kjo në ligje, që do të thoshte mashtrim i mundshëm i të gjithë të punësuarve, që të bëhen ligje pa pjesëmarrje të sindikatave, vetë t’i formulojnë koeficientët të komplikueshmërisë, që do të thotë se edhe kjo është paraparë në Marrëveshjen e përgjithshme kolektive të mos hyjë në fuqi siç ishte paraparë nga viti 2025”, tha Deanoski.

Në protestën të premtën do t’u bashkangjiten edhe të punësuarit në Fondin për Sigurim Shëndetësor (FSSH), të cilët paralajmërojnë edhe grevë, në qoftë se nuk përmbushen kërkesat e tyre, janë të përgatitur në ndërprerje të plotë të punës.

Sipas AOGJSH-së, të punësuarit në Fondin për Sigurim Shëndetësor në Republikën e Maqedonisë së Veriut kanë paga më të ukëta nga të gjithë organet e administratës shtetërore.

Lidhur me negociatat, Deanoski informoi se ato po zhvillohen më shumë se gjysmë viti me udhëheqësinë e FSHSH-së që të gjithë të punësuarit të marrin rritje prej 15 përqind. Edhe pse u është premtuar se do ta marrin rritjen në gusht të këtij viti, u janë paguar vetëm 2,5 përqind dhe u është thënë se për pjesën tjetër nuk kanë pajtueshmëri nga Ministria e Financave.

Punonjësit e gjykatës dhe prokurorisë publike që nga 27 shtatori janë në grevë, duke kërkuar pagesën e shtesave dhe rritje të pagave prej 78 për qind, shuma me të cilën u rritën pagat e të zgjedhurve dhe të emëruarve.

Ndryshe, pas mospërfilljes së kërkesave të tyre, Sindikata e Pavarur e Administratës Shtetërore (SPASh) dhe Sindikata e Pavarur e Shërbimit Gjyqësor mbajtën protesta, duke paralajmëruar se nëpunësit gjyqësorë do të fillojnë me greva. Punonjësit e prokurorisë dhe gjykatës po protestojnë për rritjen e rrogës deri 78 përqind.