Rënie e shitblerjes së produkteve bujqësore rreth 50 % në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar ulje e shitblerjes së produkteve bujqësore në tremujorin e fundit të vitit 2023, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak, transmeton Portalb.mk.

“Shitblerja e produkteve bujqësore në tremujorin e katërt të vitit 2023 ishte 4 916 324 000 denarë dhe në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak është ulur për 47.4 %”, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Rritje më e madhe e blerjes është regjistruar të frutat dhe blegtoria, ndërsa rënie më e madhe te prodhimet bimore (77.3 %).

“Te blerja e produkteve bujqësore nga prodhuesit individual është zvogëluar me 71.2 %, ndërsa shitja e produkteve bujqësore nga prodhimi vetanak është rritur për 31.7 %”, njoftoi Enti.