Rajoni i Ohrit mbeti në listën e trashëgimisë botërore në UNESKO
Komiteti për trashëgimin botërore në UNESKO në sesionin e 45-të që e mbajti në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, vendosi që rajoni i Ohrit të mbetet në listën e vendeve të trashëgimisë botërore në UNESKO, raportoi Meta, përcjelli Portalb.mk.
Ministrja e kulturës, Bisera Kostadinovska – Stojçevska, ishte prezentë në Riad, raportoi që statusi prestigjioz ka mbetur, por ndërkohë kanë mbetur edhe rekomandimet për ruajtjen e tij.
“Rekomandimet nuk janë të lehta dhe realizimi i tyre kërkon vëmendjen tonë të plotë. Që të kemi sukses aty, është e domosdoshme secili të bën punën e tyre – qeverisja qendrore dhe lokale, institucionet dhe qytetarët”, deklaroi ministrja Kostadinovska – Stojçevska.
Ajo vlerësoi që shumë çështje nga rekomandimet kanë filluar, por duhet të bëhet realizimi i plotë i tyre. Ministrja paralajmëroi që çdo anashkalim i rekomandimeve, është rrezik për t’u largu ky rajon nga lista e trashëgimisë.
Ndryshe, Liqeni i Ohrit e fitoi statusin e Trashëgimisë natyrore botërore të mbrojtur nga UNESCO në vitin 1979. Një vit më vonë edhe Qyteti i Ohrit iu shtua listës së vlerave të mbrojtura kulturore dhe historike, kështu që rajoni i Ohrit u bë një nga vetëm 38 zonat e përziera natyrore dhe kulturore në botë të njohura dhe të mbrojtura nga UNESCO. Në vitin 2009, nisi një iniciativë për të përfshirë edhe anën shqiptare të liqenit dhe bregdetin nën kujdesin e UNESCO-s, kështu që dhjetë vjet më vonë në vitin 2019, rajoni u zgjerua në të dy anët e liqenit duke mbuluar një sipërfaqe totale prej 94,7 hektarë.
- LEXO: Betonizime në anën shqiptare të liqenit të Ohrit
- LEXO: Rajoni i Ohrit mori tri vërejtje nga UNESCO, problemi më i madh janë ndërtimet pa leje
- LEXO: Javën e ardhshme në Maqedoninë e Veriut do të vijnë delegacionet e UNESKO-s dhe të Konventës së Bernës
- LEXO: Ekspertët shprehen të shqetësuar për joseriozitetin e RMV-së ndaj rekomandimeve të UNESCO-s për Liqenin e Ohrit
- LEXO: Edhe pse me rëndësi globale, në nivel lokal bëhet pak për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit