Ministria publikoi konkurset për dy çmimet shtetërore në Maqedoninë e Veriut

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë prej 1 majit deri më 31 maj për të aplikuar për dy çmimet shtetërore që jepen nga Ministria për Kulturë, çmimi “11 Tetori” dhe “22 Nëntori”, transmeton Portalb.mk.

“Ju informojmë se sot janë publikuar konkurset për çmime shtetërore “11 Tetori” dhe “22 Nëntori” për vitin 2024”, raportoi Ministria për Kulturë.

Çmimi “11 Tetori” jepet për personalitetet dhe grupet që vijnë nga fusha e shkencës, artit dhe fushat tjera të interesit publik.

“Me çmimin shtetëror “22 Nëntori”, i jepet mirënjohje personaliteteve nga politika, kultura she jeta shoqërore në shtetin tonë, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në përmirësimin e bashkëjetesës dhe mirëkuptimit ndërnjerëzore te personat e bashkësive, kulturave dhe religjioneve të ndryshme”, raportoi Ministria për Kulturë.