Qyteti i Shkupit publikoi listën e nxënësve më të mirë në shkollat e mesme në Shkup

U publikua lista e nxënësve që janë përzgjedhur nga Qyteti i Shkupit si nxënësit më të mirë për këtë vit shkollor në të gjithë 23 shkollat e mesme në Shkup, transmeton Portalb.mk.

“Takimi i të parës me më të mirët” ishte ngjarja ku kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska shpalosi 23 nxënësit më të mirë.

Efra Emini u zgjodh nxënësja më e mirë e shkollës “Maria Kiri – Sklodovska”, “Endrit Shaqiri” nga “Zef Lush Marku”, Isra Loku nga “Saraj”, Isra Rexhepi nga “Arseni Jovkov”, Bekim Hashani nga “8 Shtatori” dhe Zerina Çupi nga “Cvetan Dimov”.

Kjo ngjarja tradicionale organizohet nga Drejtoria për kulturë dhe art nën udhëheqjen e Qytetit të Shkupit.

“Ju jeni ardhmëria e Shkupit dhe Maqedonisë, në ju shohim profesionist të ardhshëm të suksesshëm dhe shembuj për gjeneratat e ardhshme të gjimnazistëve”, deklaroi kryetarja Arsovska.