QMK: Nuk ka më zjarre aktive në Maqedoni

Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), sipas njoftimeve nga institucionet drejtuar saj dhe informacioneve nga qendrat e saj rajonale, njofton se në ambient të hapur ka pasur gjithsej 28 vatra zjarri, ditën e djeshme, 24.08.2023 (e enjte) dhe se të gjitha janë shuar, përkatësisht  nuk ka zjarre aktive nga të djeshmit, transmeton Portalb.mk.

Të 28 zjarret e ditës së djeshme (24 gusht 2023, e enjte) janë shuar, me zjarrin e fundit dhe më jetëgjatë pikërisht mbi fshatin Smolare, në malin e Bellasicës, i cili mund të bëhej i rrezikshme për pyllin, por edhe për fshatin. Konkretisht zjarr pyjor në pjesën e sipërme të fshatit Smolare, ku aty afër kishte pyll me pisha që mund të prekej lehtësisht, mund ta kërcënonte fshatin, nëse nuk do të lokalizohej me kohë.

“Zjarri filloi pasi rrufeja goditur një gështenjë të thatë. Ai është denoncuar menjëherë nga komuniteti lokal në numrin e urgjencës 112 në QMK. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me shpejtësi dhe e kanë lokalizuar deri në orët e natës, por pas orës 21:00 është shfaqur sërish tym, e më pas djegie aktive, ndaj zjarri i ndihmuar nga një erë më e dobët ka filluar të shpërthejë. Vendasit në mënyrë aktive u organizuan përmes komunitetit lokal për të qenë në shërbim dhe e shuan dhe e lokalizuan deri në orët e vona të natës, e më pas, kur ishte e mundur, sot në mëngjes, me ndihmën e një ekipi të NP “Pyjet Kombëtare”, intervenuan përsëri, pas së cilës e shuan plotësisht”, njoftuan nga QMK.

Ditëve të fundit, Maqedonia është përballur me një sërë vatrash zjarri, të cilat deri më tani kanë arritu të lokalizohen, duke shmangur kështu katastrofat natyrore.