QMK: Mos digjni deponi të egra gjatë fundjavës së festave, ende ka zjarre në ambient të hapur
Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) bën thirrje që gjatë fundjavës së festave të mos digjen mbetje kulture në ara, sendet plastike dhe gome, mbeturinat dhe deponitë në ambient të hapur, veçanërisht në këtë periudhë kur, siç thonë ata, ka ajër të ndotur në Shkup dhe në qytete të tjera të vendit tonë, transmeton Portalb.mk.
Ka ende zjarre në hapësira të hapura. Në të paktën tre zjarre të tilla kanë intervenuar në 24 orët e fundit zjarrfikësit nga Shkupi, Gjevgjelia dhe Strumica. Është shuar djegia e vegjetacionit të ulët, ndërsa në Shkup është shuar edhe një deponi në afërsi të vendit Vardarishte të Komunës së Gazi Babës”, njofton QMK.
Sipas raportit të QMK-së, në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 1917 thirrje në numrin e vetëm të urgjencës 112. Nga këto, 38,18 për qind ishin thirrje “reale”, dhe 61,82 për qind quheshin thirrje “jo urgjente”.
Sipas natyrës së përgjithshme të ngjarjeve, 63,57 për qind i janë drejtuar policisë, 30,93 për qind Shërbimit të Urgjencës Mjekësore dhe 2,41 për qind zjarrfikësve të thirrjeve aktuale në 112 në QMK.
“Thirrjet e urgjencës në 112, që janë për zgjidhje të kombinuara në QMK, ishin 3,09 për qind e numrit aktual. Këto thirrje, së bashku me të tjera (jo thirrje urgjente) 36,28 për qind, gjithsej 1,194 së bashku, i nënshtroheshin pranimit dhe përpunimit në QMK-së, nëpërmjet operativëve në detyrë në Sektorin E-112, në bashkëpunim me Sektorin për Operacione dhe Koordinim, me procedurat standarde të funksionimit në koordinim me institucionet në Sistemin e Menaxhimit të Krizave (SMK)”, thuhet në njoftim.