VMRO-ja dhe Levica votuan me duartrokitje kthimin në Shkup të bustit të Qosetos siç kërkoi Arsovska

Përmendorja e Andon Lazov-Qosetos duhet të vendoset sërish pasi këshilltarët e VMRO-DPMNE-së dhe Levicës e votuan në seancën e djeshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit, transmeton Portalb.mk.

Kryetarja Danela Arsovska dje për herë të tretë e ka futur në rendin e ditës pikën për vendosjen e Qoseto-s në rrethrrotullimin pranë Hotel “Kontinental” dhe tani është votuar. Për kthimin e Qosetos votuan 15 këshilltarë nga VMRO-DPMNE, 4 nga E majta, nga një nga Bashkimi Demokratik, Grom dhe këshilltarja Irena Vitina e cila u largua nga VMRO-DPMNE dhe mbështet Arsovskën. Votimi u pasua me duartrokitje.

Monumenti i kontroversit Andon Lazov-Koseto (1855-1953) me kamë në dorë, i njohur në histori si likuiduesi i VMRO-së, i cili vrau edhe vëllain e tij, u hoq nga ish-kryetari Petre Shilegov në vitin 2018.

Kryetarja Arsovska disa muaj pas marrjes së detyrës njoftoi se do ta kthejë Qoseton. Tani, sipas vendimit të votuar, në vend të kompleksit gjyqësor, monumenti do të vendoset në lokacion të ri, pranë rrethrrotullimit në bulevardin Aleksandar Makedonski afër hotelit “Kontinental”.

“Kjo është një figurë historike jashtëzakonisht e rëndësishme dhe një nga revolucionarët më të mëdhenj maqedonas, monumenti i të cilit është hequr padrejtësisht dhe ilegalisht nga udhëheqja e mëparshme e qytetit. Nuk do të lejojmë që përmendorja e revolucionarit maqedonas të ndryshket nëpër depo, prandaj apelojmë që kjo pikë të futet në rendin e ditës në Këshillin e Qytetit të Shkupit dhe të votohet menjëherë”, shkroi Arsovska katër muaj më parë në profilin e saj në Facebook.

Bëhet fjalë për personalitet kontrovers historik i cili ka shkaktuar shumë reagime në opinion, Qosja është i njohur si likuidues i VMRO-së.

Grupi i atëhershëm punues i Ministrisë së Kulturës, paraprakisht konstatoi një sërë shkljesh ligjore gjatë vendosjes së këtij busti, në mesin e të cilëve ishte edhe ligji për vendosjen e përkujtimoreve. Prokuroria Speciale Publike hapi hetim për bustet të cilat u vendosën si donacion nga shoqata, e cila ka donuar përmendoren e Qoses.