Qindra objekte pa leje të regjistruara për një vit në Maqedoninë e Veriut, dominojnë objektet për banim dhe mbindërtimet
Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2022 janë regjistruar 662 objekte të ndërtuara pa leje, duke përfshi ndërtimet nga objektet e banimit deri te gardhet, transmeton Portalb.mk.
“Sipas llojit të objektit, pa leje janë ndërtuar 111 objekte për banim (16.8 %), 101 mbindërtime, adaptime dhe meremetime (15.3 %), 58 objekte afariste (8.8 %), 94 garazhe (14.2 %), 125 gardhe (18.9 %), 5 shkallë (0.8 %), 19 terrasa (2.9 %), 5 terrasa verore (0.8 %), 50 mburoja (7.6 %), 15 objekte të përkohshme-të afatizuara (2.3 %) dhe 79 objekte ndihmëse (11.9 %)”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Enti theksoi që 96.2 përqind e ndërtimeve pa leje janë në pronësi private.
Më së shumti objekte të tilla pa leje janë regjistruar në Kumanovë (79) dhe Manastir e Ohër (53).