Për një muaj janë dhënë leje ndërtimi për 253 objekte, aty përfshihen edhe 919 banesa

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit shtator janë dhënë 253 leje ndërtime, ashtu që numri i lejeve dhe vlerës së paraparë të objekteve janë ulur për 36.4 përqind, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë muajit  shtator të vitit 2026 janë dhënë  253 leje ndërtimi, që është për 19.4 % më pak krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.  Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 4 527 792 000 denarë, që është për 36.4 % më pak krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në këtë periudhë, është planifikuar ndërtimi i 919 banesave, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 68 878 metra katrorë.

Te 64 përqind e objekteve, investitorët na paraqiten personat fizik.