Qeveria e Maqedonisë së Veriut e vazhdoi afatin e Konkursit për punësimin e 400 zjarrfikësve
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të kenë mundësi që deri më 23 korrik të aplikojnë për angazhimin e tyre në ekipet e zjarrfikësve, mundësi e cila ishte e hapur deri sot (17 korrik), transmeton Portalb.mk.
“400 zjarrfikës, qëllimi jonë është konkursi të arrijë te sa më shumë qytetarë. Për shkak interesimit të madh dhe përgjigjesh pozitive të qytetarëve, po vazhdohet deri më 23 korrik afati për paraqitjen në thirrjen publike për angazhimin e 400 zjarrfikësve në gjithë shtetin”, njoftoi Qeveria e Maqedonisë së Veriut, duke shtuar se detajet e Konkurseve gjenden në ueb-faqet e komunave.
Qeveria theksoi se ky ndryshim është për shkak interesimit të madh të qytetarëve që të aplikojnë. Përmes kësaj mundësia, Qeveria mundohet që të përmbush mungesën disavjeçare në kuadrin e njësive të zjarrfikësve.
Për këtë arsye, ngjashëm si vitin e kaluar, është aktivizuar Mekanizmi i Mbrojtjes Civile i Bashkimit Evropian.
Për të zbutur këtë situatë, me vendim qeveritar pritet që 400 zjarrfikës të përkohshëm do të punësohen dhe të vendosen në Brigadat e Zjarrfikësve Komunal, që është gjysma e numrit të nevojshëm.
Kujtojmë dhe se në RMV është ndaluar lëvizja në pyje që nga 1 korriku e deri në fund të gushtit.
Edhe viteve të fundit gjatë periudhës së verës vendi është përballur me shumë zjarre në pyje. Madje, në vitin 2024, 126 zjarre pyjore dogjën mbi 94.000 hektarë në Maqedoni, që është pothuajse aq sa dhjetë vitet e mëparshme së bashku, sipas të dhënave nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS).