Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të kthejë në punë dy pilotët e pensionuar për shuarjen e zjarrit

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ka sqaruar që Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka pranuar kërkesën e tyre që të angazhojë dy pilotët që gjenden në pension për ngasjen e fluturakeve “Air Tractor” kundër zjarrit, transmeton Portalb.mk.

“Në seancën e sotme, Qeveria i dha pëlqim Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, që me kontratë në vepër të angazhon dy pilotët pensionit të Er traktorit”, deklarojnë nga Drejtoria.

Ata sqaruan që nesër menjëherë do të nënshkruhen kontratat, ndërsa Agjencia për aviacion civil menjëherë nesër do të largojë ndalesën për fluturim të Er traktorëve.

Këto vendime vijnë si masa për shuarjen e zjarrit në malin Serta, në zjarrin ku janë hedhur disa ton ujë edhe nga helikopterët e Policisë së Maqedonisë së Veriut.

Që në muajin maj, ishte paralajmëruar që këtë verë, pilotët e pensionuar nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim do të angazhohen për shuarjen e zjarrit në pyje me “Er traktorët”. Për momentin, Maqedonia e Veriut ka vetëm një pilot për shuarjen e zjarreve me aeroplan në pyje, ngase dy prej tyre këtë pranverë u pensionuan.

Pilot të ri nuk janë pranuar, ngase u caktuan zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, dhe nuk mund të ketë konkurs për pranimin e të rinjve.