Sindikatat prezantuan filmin për jetën e një deputeti me pagë minimale në RMV

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë prezantoi filmin dokumentar se si jeton një punëtor i thjeshtë sot në Maqedoni të Veriut dhe a do të mund të jetonte në të njëjtat kushte një funksionar. Në këtë kontekst, kreu i lidhjes së sindikatave Sllobodan Trendafillov kritikoi deputetët për refuzimin e iniciativave sindikale për rritjen e pagës minimale, duke theksuar se me 26 mijë dinarë është gjithnjë e më e vështirë të sigurohet një jetë dinjitete, transmeton Alsat.

“Për tu treguar atyre se është e vështirë të jetosh me një pagë minimale dhe se njerëzit vuajnë presion të përditshëm nga anëtarët  e familjeve të tyre sepse nuk mund të marrin në shtëpi atë që është më ë nevojshme dhe atë që u nevojitet më shumë për një lloj jete dinjitete”, tha Slobodan Trendafilov Kryetar i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë.

Sipas përfaqësuesve sindikalë, një pjesë e konsiderueshme e punëtorëve jetojnë në kushte të vështira ekonomike, ndërsa kërkesat dhe protestat e deritanishme nuk kanë sjellë ndryshimet e pritura.

“50 përqindja e 540 mijë punëtorëve jetojnë me një pagë prej nën 600 euro, 1/3 e 540 mijë punëtorëve, jetojnë nën kufirin e varfërisë 31.200”, tha Slobodan Trendafilov Kryetar i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë.

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë ka rikthyer në vëmendje këtë problematikë përmes premierës së filmit dokumentar “Deri në të parin”, ku një deputete pranon sfidën për të jetuar me 26 mijë dinarë, me qëllim që të kuptojë vështirësitë e punëtorëve që marrin pagë minimale. Në këtë dokumentar nuk mori pjesë asnjë deputet, sepse kanë frikë dhe nuk duan t’i shohin punëtoret se si jetojnë me paga minimale.