Qeveria dhe opozita në RMV, tollovi me datat e zgjedhjeve

LSDM, BDI, Aleanca për Shqiptare dhe VMRO-DPMNE të gjithë individualisht kanë komentuar datën për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale për vitin e ardhshëm. Secili ka qëndrim ndryshime në këtë çështje, transmeton Portalb.mk.

Më e çuditshme ishte deklarata e sotme e BDI-së se nuk kanë asnjë problem për mbajtjen e zgjedhjeve, gjegjësisht se janë të përgatitur që në të njëjtën ditë të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, ashtu siç kërkoi VMRO-DPMNE.

Bujar Osmani deklaroi që partia e tij nuk ka ndonjë qëndrim format për datën e zgjedhjeve, sepse organet e partisë nuk kanë mbajtur takime, por shtoi që asnjë opsion nuk është problem.

VMRO-DPMNE vazhdoi të mendon se zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale duhet të mbahen në të njëjtën ditë. Lideri i partisë, Hristijan Mickoski, sot deklaroi që është logjike që mbajtja e zgjedhjeve të jetë të njëjtën ditë, por deklaroi që partia e tij është e gatshëm të bisedon në çfarëdo formati për datën e zgjedhjeve.

Qëndrim diametralisht të kundërt kanë nga LSDM-ja, të cilët insistojnë që zgjedhjet të mbahen veçmas.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi që koha dhe mënyra e mbajtjes së zgjedhjeve, do të vendoset në takimin e përbashkët të partive që do të marrin pjesë në ciklin zgjedhor. Ai vlerësoi që ka kohë për bisedime që Maqedonia e të vazhdon rrugën e ndërtimit të shoqërisë demokratike.

Aleanca për Shqiptarët theksojnë se ndjehen si të nënçmuar, prej momentin kur në Kuvend nuk u mbështet propozim-ligji për amnisti. Lideri i kësaj partie, Arben Taravari, nuk mohoi mundësinë për dalje nga qeveria, duke shqyrtuar mundësinë që vendi në Komisionin Shtetëror Zgjedhor t’i ngelet kësaj partie. Ai theksoi që deri në nëntor do të mbahet kryesia qendror ku do të shqyrtohen mundësitë, por alarmoi që kjo është një periudhë e vështirë ku nuk dihet kush për kë punon.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut për vitin e ardhshëm ka planifikuar një miliard denarë për realizimin e procesit zgjedhor gjatë vitit 2024.

Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale duhet të mbahen vitin e ardhshëm. Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ju ka dhënë afat partive politike në Kuvend që deri në Vitin e Ri të vendosin datën e zgjedhjeve. Pas këtij afati, ai theksoi se do të duhet të veprojë sipas obligimeve kushtetuese dhe të shpallë zgjedhjet

Partitë mendojnë ndryshe për kohën dhe organizimin e zgjedhjeve. LSDM dëshiron që zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të organizohen veçmas, ndërsa VMRO-DPMNE kërkon që të dy ciklet zgjedhore të shkrihen në një proces zgjedhor.