Shpenzime të paarsyeshme, emërime të kundërligjshme të drejtorëve në shkollat e Tetovës, alarmoi BDI-ja

Në lidhje me shumë parregullsi në shkollat e Tetovës, sot ka reaguar Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), duke alarmuar se Komuna e Tetovës në shkolla po shpenzon pa arsye mjete financiare, transmeton Portalb.mk.

“Deri në 15 emërime të ushtruesve të detyrës së drejtorit brenda pesë vjetësh! Ku janë konkurset publike dhe procedurat e rregullta ligjore? Dyshime për emërime pa përmbushur kriteret ligjore, ndërkohë që këta drejtues menaxhojnë edhe paratë e shkollave!”, deklaruan nga BDI-ja – Dega Tetovë.

Ata kërkojnë inspektime të jashtëzakonshme në shkollat e Tetovës dhe transparencë për emërimet dhe mjetet e shpenzuara.

“Pagesa për kompani private pastrimi, ndërkohë që shkollat kanë personel teknik dhe sigurojnë mjete higjienike! Pse bëhen këto shpenzime?”, pyesin nga BDI-ja.