Prokuroria e gjeti një grua pa shenja jete në shtëpi, një person u arrestua si i dyshuar për vrasje

Pas një inspektimi të kryer nga prokurori publik, u konstatua se gruaja nuk ka shenja jete, ndërsa një person u arrestua nën dyshimet për kryerjen e veprës penale – vrasje, transmeton Portalb.mk.

“Një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë kreu një inspektim në vendngjarje në fshatin Çellopek, ku u gjet trupi i pajetë i një gruaje 78-vjeçare, e dyshuar se është privuar nga jeta me dhunë”, raportoi Prokuroria, duke paralajmëruar kallëzim penal.

Prokuroria sqaroi që një person i dyshuar u arrestua për vrasje, person i cili dyshohet edhe për vepra tjera penale në rajonin e Kumanovës.