Pesë zjarre aktive në hapësira të hapura, ndërsa 42 janë shuar gjatë 24 orëve të fundit

Gjithsej 51 zjarre në hapësira të hapura janë regjistruar në territorin e shtetit deri në orën 07:30 të mëngjesit, transmeton Portalb.mk.

Sipas informacioneve të fundit nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), ekipet zjarrfikëse kanë arritur të lokalizojnë dhe shuajnë plotësisht 42 zjarre, katër janë vënë nën kontroll, ndërsa pesë ende janë aktive.

Zjarre aktive ka në Komunën e Studeniçanit, Bosilovës, Mogillë, Novac dhe Kriva Pallankë.

Gjatë 24 orëve të fundit, sipas QMK-së, janë shuar zjarre në 42 lokacione, ku kanë djegur bimësi të ulët, shkurre, pyje me trungje të ulëta, kashtë të korrur, ferra dhe mbeturina.

Kujtojmë se Qeveria ka shpallur gjendje të krizës në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut deri në fund të gushtit për shkak të rritjes së rreziqeve dhe kërcënimeve nga zjarret në hapësira të hapura dhe zjarret pyjore.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut, viteve të kaluara është përballur me shumë zjarre. Gjatë muajit gusht dhe shtator të vitit të kaluar u raportuan një sërë zjarres.