Maqedonia e Veriut mes temperaturave përvëluese dhe alarmit të kuq nga zjarret edhe këtë javë

Në ditët në vijim do të vazhdojë periudha me mot me diell dhe shumë të ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Temperatura gjatë ditës në disa vende do të arrijë deri në 40 gradë Celsius. Temperaturat e larta do të mbahen edhe gjatë orëve të natës, transmeton Portalb.mk.

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Pasdite, në disa vende do të ketë kushte për paqëndrueshmëri të izoluar, me reshje të shkurtra dhe të rrëmbyeshme dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të lëvizë nga 14 deri në 24 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 32 deri në 40 gradë Celsius.

Në Shkup do të jetë me diell dhe shumë ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të zbresë deri në 22 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 40 gradë Celsius.

Të enjten dhe të premten do të ketë kushte për paqëndrueshmëri, me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.

Për shkak të temperaturave të larta, Instituti i Shëndetit Publik (IShP) u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin masa për mbrojtje nga vala e të nxehtit.

Këtë javë është rritur edhe rreziku për shfaqjen dhe përhapjen e shpejtë të zjarreve në hapësira të hapura dhe zjarreve në pyje.

Kujtojmë se Qeveria ka shpallur gjendje të krizës në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut deri në fund të gushtit për shkak të rritjes së rreziqeve dhe kërcënimeve nga zjarret në hapësira të hapura dhe zjarret pyjore.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut, viteve të kaluara është përballur me shumë zjarre. Gjatë muajit gusht dhe shtator të vitit të kaluar u raportuan një sërë zjarres.