Pesë raportime për dhunë në familje në Policinë e Maqedonisë së Veriut

Në 24 orët e fundit në Policinë e Maqedonisë së Veriut janë raportuar pesë raste për dhunë në familje, për çka janë arrestuar dy persona, transmeton Portalb.mk.

“në NJPB Strugë është zhvilluar bisedë zyrtare me V.S. (40) nga një fshat i Strugës, pas denoncimit paraprak se kishte sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur. Ndërkaq, më 09.06.2026, në orën 00:03, në NJPB Strugë, V.S. denoncoi se bashkëshortja e tij N.S. (41) i linte fëmijët e tyre të mitur të flinin në automjetin e saj, gjersa ajo shkonte në punë”, raportoi Policia.

Policia në bashkëpunim me prokurorinë, i kanë gjetur fëmijët duke fjetur në veturë, për çka i kanë dorëzuar fëmijët të babai V.S.

Policia pranoi informacion nga 36 vjeçarja se është sulmuar nga bashkëshorti 47 vjeçar nga Shkupi, ndërsa 60 vjeçari nga Tetova e ka raportuar djalin 34 vjeçar E.M. se e ka sulmuar në një objekt hotelerie.

Në Manastir u arrestua 46 vjeçari për shkak sulmit fizik ndaj bashkëshortes, dhe për arsye të njëjtë, ishte arrestuar 31 vjeçari nga Strumica.

Ndryshe, për shkak të këtyre rasteve, MPB po përgatit ndryshime në ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje, kryesisht në seksionin mbi masat urgjente dhe të përkohshme. Sipas njoftimit të ministri Pançe Toshkovski në fund të prillit, kjo përfshin futjen e një autoriteti të ri policor me të cilin një zyrtar i policisë, bazuar në një vlerësim të rrezikut, do të jetë në gjendje të lëshojë menjëherë një masë urgjente për të mbrojtur viktimën, d.m.th. ta largojë abuzuesin nga shtëpia, ta ndalojë atë të afrohet dhe ta ndalojë atë të kontaktojë me viktimën. 

Tragjedia e 2 marsit 2026, në të cilën një grua nga Shkupi dhe vajza e saj gjashtëvjeçare vdiqën pasi ranë nga një ballkon në Shkup pas shumë vitesh dhunë në familje, rihapën temën e përgjegjësisë së institucioneve që supozohet të mbrojnë viktimat. Ministria e Brendshme kishte regjistruar disa raportime për marrëdhënie të prishura ndërpersonale dhe sulme fizike mes bashkëshortëve.