Pensionistët e Maqedonisë së Veriut përsëri protestuan sot para Kuvendit

Pensionistët nga më shumë qytete sot para Kuvendit në Shkup kanë dalë në protesta për shkak siç thonë, të pakënaqur me masat kundër krizës, raporton MIA.

Pensionisti Orce Davitkov i cili është në Këshillin nismëtar në Shoqatën e pensionistëve “Për jetë dinjitoze” nga Koçani në një deklaratë për mediat tha se kërkesat e tyre janë pesë mijë denarë lineare dhe 18 mijë denarë pension minimal, gratë mbi 62 vjeç dhe burrat mbi 64 vjeç të mos paguajnë asgjë në shëndetësi të jenë të liruar nga participimi. Për siç potencoi që ditët e fundit të jetës t’i kalojnë me dinjitet.

“Në vend që të shkojmë përpara me pensionet, ne po kthehemi mbrapa, shihet qartë që sistemi pensional nuk është i mirë”, theksoi ai duke shtuar se revolta mes tyre është e madhe.

Kërkesat siç tha ai i ka dorëzuar në Kuvend.

Mone Gorgiev nga Koçani, sekretar i Shoqatës tha se kanë mbështetje nga një parti politike, deputetët e së cilës ju kanë thënë që me të ardhur në pushtet do t’i zgjidhin problemet e pensionistëve.

“Pensioni nuk mjafton as për shpenzime, jo më për diçka tjetër, si një trajtim në banjë, për atë nuk ka shanse teorike. Pensionisti është sjellë deri në skajin e ekzistencës”, thekson Gorgiev. 

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut më 14 nëntor ka miratuar propozim-buxhetin për vitin 2024, ashtu që kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministri i financave, Fatmir Besimi, kanë paralajmëruar se janë siguruar mjete për rritje të pensioneve dhe rrogave.

“Janë siguruar pensionet dhe rrogat më të mëdha, si dhe 733 milionë euro për investime kapitale”, sqaruan nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Ministri Fatmir Besimi sqaroi që vetëm për rritjen e pagave janë siguruar 160 milionë euro dhe 170 milionë euro për rritjen e pensioneve. Besimi, ka sqaruar që në buxhetin për vitin 2024 është planifikuar rritje të mjeteve për 10 përqind për rritjen e rrogave në sektorin publik. Për investime kapitale pritet të ketë 45.1 miliar denarë për investime në projektet tashmë t¡ filluara në infrastrukturën e arsimit, shëndetësisë, gjyqësorit dhe fusha tjera.

Buxheti i Maqedonisë së Veriut, i propozuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, duhet të miratohet edhe në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Më 7 dhjetor filloi debati në Komisionin e Kuvendit.

Në muajin nëntor, kryeministri Dimitar Kovaçevski prezantoi masat antikrizë, ku përfshihen edhe pensionet.

“Në pesë muajt e ardhshëm pensionistët me pension deri në 14.000 denarë do të marrin tre mijë denarë në muaj. Ata me pension prej 14 deri në 16 mijë denarë do të marrin dy mijë denarë në muaj, ndërsa pensionistët me të ardhura nga 16.000 deri në 19.000 denarë në pesë muajt e ardhshëm do të kenë mbështetje prej 1.500 denarë. Për këtë mbështetje janë ndarë 35 milionë euro dhe janë të mbuluar mbi 187 mijë pensionistë”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.