Pendarovski takoi ambasadorët e ShBA-së dhe Britanisë, Angeler dhe Lawson

Presidenti Pendarovski gjatë ditës së sotme është takuar me ambasadorët e e ShBA-së dhe Britanisë së Madhe, Angela Price Ageler dhe Matthew Lawson. Në takim me ambasadoren Angeler u bisedua për zhvillimet politike në vend pas krijimit të qeverisë tranzitore dhe në prag të procesit zgjedhor, si dhe për zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve. Ndërsa në takimin me ambasadorin Lawson, u bisedua për marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin mes dy vendeve, si dhe për zhvillimet dhe sfidat aktuale në rajon, transmeton Portalb.mk.

Presidenti Pendarovski në takimin me Angelerin theksoi se Maqedonia e Veriut në vazhdimësi i kushton vëmendje të veçantë zhvillimit të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit bilateral me SHBA-të, ndërsa u theksua se dialogu aktual strategjik është një mundësi për të konkretizuar bashkëpunimin tonë në të gjitha sferat me interes të përbashkët.

Presidenti Pendarovski theksoi rëndësinë e mbështetjes amerikane për vazhdimin dhe intensifikimin e procesit reformues në kuadër të realizimit të aspiratave evropiane të vendit.

“Në takim u bisedua për marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin mes dy vendeve, si dhe për zhvillimet dhe sfidat aktuale në rajon, ku bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për zhvillimin e marrëdhënieve të përgjithshme, të cilat karakterizohen nga miqësia, besimi reciprok dhe partneriteti i fortë”, theksohet nga presidenca mbi takimin me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Matthew Lawson.

Stevo Pendarovski dhe Matthew Lawson. Foto: Presidenca e RMV-së
Stevo Pendarovski dhe Matthew Lawson. Foto: Presidenca e RMV-së

Presidenti Pendarovski dhe ambasadori Lawson shkëmbyen mendime dhe informacione për çështjet aktuale lidhur me integrimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian, për bashkëpunimin dhe veprimin e dy vendeve në kuadër të Aleancës NATO, si dhe për çështje bilaterale me interes të përbashkët. 

Presidenti Pendarovski shprehu besimin se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë me mbështetjen dhe ndihmën konkrete në realizimin e prioriteteve strategjike të Maqedonisë dhe falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme britanike për çështjet kyçe nga pavarësia jonë e deri më sot.

Kujtojmë se të dy ambasadorët, disa ditë më parë u takuan edhe me kryeministrin teknik Talat Xhaferi, ku u bisedua për demokratizimin e vendit.