Ambasada e Britanisë në Shkup, të hënën do të zhvillojë koncert me rastin e ditëlindjes së Mbretit Charles III

Ambasada Britanike në Maqedoninë e Veriut, në bashkëpunim me Ushtrinë e Maqedonisë së Veriut, do të organizojë një koncert më 8 qershor në hapësirën e njohur si “Shkollka” në Parkun e Qytetit në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Ngjarja organizohet me rastin e ditëlindjes së Madhërisë së Tij, Mbretit Charles III. Koncerti do të nisë në orën 18:30 dhe do të zgjasë rreth një orë.

Para publikut do të performojnë Orkestra e Inxhinierëve Mbretërorë të Nottinghamshire dhe Banda Ushtarake e Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut.

Organizatorët kanë njoftuar se hyrja për qytetarët është e lirë.

“Në kuadër të festimit të ditëlindjes së Madhërisë së Tij,  Mbretit Charles III, Ambasada Britanike, në bashkëpunim me Ushtrinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të organizojë një koncert më 8 qershor, e hënë, te “Guaska” e njohur si “Shkollka” në Parkun e Qytetit. Ftojmë të gjithë qytetarët të na bashkohen nga ora 18:30 dhe të shijojnë koncertin një orësh të Orkestrës së Inxhinierëve Mbretërorë të Nottinghamshire dhe Bandës Ushtarake të Ushtrisë Maqedonase”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.