Padi ndaj 41 vjeçarit nga Shkupi nën dyshimet se ka mashtruar qytetarët për viza

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 4 vjeçarit nga Shkupi nën dyshimet se ka mashtruar disa qytetarë në lidhje me nxjerrjen e vizave për në vendet e huaja, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzim penal ndaj 41 vjeçarit A.A. nga Shkupi, për shkak dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “mashtrim”. Në periudhën prej shtatorit të vitit 2023, i akuzuari me qëllim që të përfiton në mënyrë të kundërligjshme, me paraqitjen e fakteve të rrejshme se do të sigurojë viza për vendet e huaja, ka mashtruar tre persona”, raportoi Policia.

Ai dyshohet se ka marrë nga një mijë euro nga çdo person për të caktuar termin për viza.