Komisioni antikorrupsion në Maqedoninë e Veriut ka hapur lëndë për drejtoreshën Iljazi

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) për MIA-n konfirmoi se me nismën e tij kanë hapur lëndë për kontroll të të dhënave për gjendjen pronësore dhe interesave të Besija Iljazi, u.d. drejtoreshë organizative në Klinikën Universitare të Toksikologjisë Shkup.

Lënda është hapur për shkak se Iljazi ka publikuar dy lista të pasurisë, njërën kur ishte këshilltare në Komunën e Tetovës (2021), ndërsa tjetrën si drejtoreshë ekonomike ne Klinikën Toksikologji (2024). Listat nuk janë identike.

Komisioni anti-korrupsion vlerësoi që një pjesë e të dhënave nuk janë futur në listën anketuese, gjegjësisht janë të paplota.

Bsija Iljazi është ushtruese detyre në pozitën e drejtorit në Klinikën e Toksikologjisë. Në fillim të muajit maj, Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (IShSSH) ka kryer inspektim kontrollues në Klinikën e Toksikologjisë pas lëshimit të vendimit paralajmërues me masa inspektuese të urdhëruara, nga i cili është konstatuar se punëtorët dhe bashkëpunëtorët shëndetësorë të cilëve u ka skaduar kontrata janë ende të regjistruar në Klinikën e Toksikologjisë.

Këtë sot në konferencë për media e bëri të ditur drejtoresha e IShSSh-së Renata Mlladenovska në lidhje me zhvillimet në Klinikën e Toksikologjisë, të cilat gjatë periudhës së kaluar kanë qenë në fokus të opinionit, pasi që dhjetë ditë më parë mjekët nga kjo Klinikë kanë reaguar se drejtoresha organizative ka insistuar që të punësohen 18 persona të cilëve u ka skaduar kontrata në fund të vitit të kaluar, por ata vazhdojnë të punojnë në këtë institucion dhe disa prej tyre kanë qasje dhe kontakt me analizat laboratorike të pacientëve.