Osmani pranoi kopjet e letrave kredenciale të ambasadorëve të Zelandës së re dhe Republikës së Koresë në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i pranoi kopjet e letrave kredenciale të Ambasadores së Zelandës së Re në Maqedoninë e Veriut, me seli në Romë Jacqueline Ann Frizelle dhe të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Koresë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Sofje, Bae Jongin, transmeton Portalb.mk.

Osmani i uroi mirëseardhje Ambasadores Frizelle dhe shprehu pritjen që gjatë mandatit të saj marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve të fitojnë dinamikë të re dhe të pasurohen me përmbajtje të reja me interes të përbashkët.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm bilateral dhe mundësitë për avancimin e tij në më shumë fusha, para së gjithash në atë të ekonomisë. Krahas bashkëpunimit dypalësh, u diskutua edhe për bashkëpunimin multilateral, si dhe për zhvillimet e fundit në skenën ndërkombëtare.

Edhe ambasadorit Jongin i uroi mision të suksesshëm diplomatik, me bindjen se me përvojën e tij do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve.

Në takim u shqyrtua bashkëpunimi i deritanishëm bilateral dhe multilateral, si dhe mundësitë për avancimin e tij. Gjithashtu u prezantua kandidatura e tyre për EKSPO 2030 në Busan, ndërsa theks i veçantë u vendos në sferën ekonomike, në të cilën ekzison potencial i madh i pashfrytëzuar për zhvillim, si dhe në përpjekjet për forcimin e marrëdhënieve të biznesit.

Bashkëbiseduesit diskutuan për prioritetet e dy vendeve në kuadër të politikës së brendshme dhe të jashtme dhe shkëmbyen mendime për çështje aktuale rajonale dhe ndërkombëtare.