Një nxënës në Maqedoninë e Veriut e shpalosi flamurin shqiptar në oborrin e një shkolle, drejtori e paraqet rastin në Polici

Policia e Maqedonisë së Veriut ka raportuar që sot një nxënës ka shpalosur flamurin shqiptar në oborrin e një shkolle në Veles, për çka është thirrën në bisedë informative, transmeton Portalb.mk.

“Sot, në ora 10:00, drejtori nga shkolla e mesme në Veles, ka raportuar në SPB Veles se në oborrin e një shkolle një nxënës ka shpalosur flamurin e Republikës së Shqipërisë”, raportoi Policia.

Me nxënësin, në prani të punëtorit social, është zhvilluar bisedë informative. Policia raportoi që flamuri i është marrën nxënësit.