Për shkak të punës së paligjshme u shkarkua drejtori i Galerisë Kombëtare, Ali Sinani, në vend të tij është emëruar Narona Veseli

Drejtori i Galerisë Kombëtare të Maqedonisë (GKM), Ali Sinani, është shkarkuar për shkak të punës së paligjshme dhe të parregullt, njoftoi Ministria e Kulturës dhe Turizmit. Ushtruese e detyrës së drejtoreshës është emëruar Narona Veseli nga radhët e të punësuarve, transmeton Portalb.mk.

“Ali Sinani është shkarkuar në bazë të një mbikëqyrjeje të jashtëzakonshme inspektuese të kryer nga një inspektor i autorizuar për kulturë, gjatë së cilës janë konstatuar disa parregullsi dhe punë e parregullt, si dhe për shkak të mosrealizimit të një pjese të programit vjetor të punës së institucionit kombëtar për vitin 2026”, thonënga Ministria për SDK.

Sinani ishte emëruar drejtor i ri në korrik të vitit të kaluar, gjatë mandatit të ministrit të atëhershëm të Kulturës, Zoran Lutkov.

Sinani ka lindur në vitin 1977 në Gostivar, ndërsa 25 vitet e fundit ka jetuar dhe punuar në Zvicër. Pas emërimit të Sinanit, të punësuarit në Galerinë Kombëtare i kërkuan Ministrisë së Kulturës që urgjentisht ta anulonte vendimin.

Ata reaguan se nuk pajtohen me vendimin për emërimin e tij në krye të institucionit, pasi, sipas tyre, ai nuk kishte asnjë përvojë profesionale në veprimtarinë muzeale. Të punësuarit publikisht kërkuan që vendimi të rishqyrtohej dhe të anulohej urgjentisht.