Një automjet i emergjencës nga Kumanova ka marrë flakë, nuk ka të lënduar (Video)

Një veturë emergjente e Shtëpisë së Shëndetësisë në Kumanovë është djegur mëngjesin e sotëm në një lagje të Kumanovës teksa transportonte një pacient, transmeton Portalb.mk.

Në një video të publikuar në faqen e gazetës Lajm në Facebook, shihet tym që del nga pjesa e përparme e automjetit dhe disa persona po e shuajnë atë. Në vendngjarje ka mbërritur një zjarrfikës dhe ka ndërhyrë për shuarjen e zjarrit.

Sipas dëshmitarëve okularë, në automjetin që digjej nuk ka pasur persona të lënduar dhe në të ndodheshin vetëm shoferi dhe pacienti.

Më shumë informacion për shkaqet e zjarrit të automjetit priten gjatë ditës.