MASh: Nxënësit do t’i kenë tekstet shkollore më 1 shtator, shpërndarja po intensifikohet

Të gjitha tekstet shkollore që janë miratuar deri më tani janë shtypur për përdorim nga Komisioni Kombëtar i Teksteve Shkollore dhe është intensifikuar dorëzimi në shkolla, njoftuan nga MASh. Sipas planit të aksionit, dorëzimi në rajonin juglindor ka përfunduar dhe tekstet shkollore janë duke u shpërndarë në shkollat ​​e kryeqytetit dhe në komunat veriore dhe perëndimore të vendit, transmeton Portalb.mk.

“Procesi i dorëzimit të të gjitha teksteve shkollore që janë miratuar, përfshirë dhe më të rejat  për klasën e tretë që do të shpërndahen nesër, do të përfundojë plotësisht më 1 shtator. Ato që janë në proces, përkatësisht tekstet shkollore  për klasën e gjashtë do të dorëzohen gjatë muajit shtator, pra menjëherë pasi të kenë kaluar të gjitha fazat e procesit të miratimit Nderkohe,do të jenë në dispozicion materiale ndihmëse për nxënësit  dhe doracak  për mësimdhënësit që do të publikohen në format elektronik në faqen e Byrosë së Zhvillimit të Arsimit, në pronësinë e të cilëve janë të njëjta”, thonë nga MASh.

Nga kjo ministri shtojnë se pperatorët përgjegjës për dorëzimin e teksteve shkollore janë maksimalisht efikase. Në koordinim me shërbimet e shkollës kanë punuar edhe gjatë fundjavës, ndërsa do të punojnë edhe këtë fundjavë që vjen.

“I bëjmë apel publikut të ndjekë informacionin e publikuar nga MASH, në vend të informacioneve të publikuara nga palët e tjera, ndër të cilat shpesh janë qendra të dëshmuara  për përhapjen e spekulimeve”, shtojnë nga MASh.

Kujtojmë se para disa ditësh VMRO-ja akuzoi se edhe përkundër premtimeve të rreme të qeverisë, edhe ky vit shkollor do të filloj pa tekste shkollore, edhe pse qeveria e ligji për arsimin bazë parashikon që nxënësit të kenë tekste falas më 1 shtator.

“Siç po pritej, përkundër premtimeve të rreme të qeverisë, edhe ky vit shkollor do të filloj pa tekste shkollore, edhe pse qeveria e ligji për arsimin bazë parashikon që nxënësit të kenë tekste falas më 1 shtator. Përkundrazi, tekste shkollore të caktuara nuk do të kenë në dispozicion por për ta do të ketë materiale mësimore në formë elektronike, pra në format PDF. Ajo do të thotë nxënësit përsëri do të jenë të diskriminuar konstatoi Komisioni Kundër Diskriminimit” tha Vesna Janevska, kryetare e Komisionit për Arsim dhe Shkencë të VMRO-DPMNE-së.

Ndryshe, me vendim të Qeverisë, ky vit shkollor do të nisë më 1 shtator dhe do të zgjasë deri më 17 qershor. Për herë të parë prezantohet pushim pranveror, i cili do të zgjasë një javë, nga 29 prilli deri më 5 maj.

Tekstet për klasat e katërta, të pesta dhe të gjashta do të jenë edhe në formë digjitale

Të gjitha tekstet nga klasat e katërta dhe sipër në arsimin fillor do të marrin version digjital, ndërsa procesi i digjitalizimit do të zhvillohet në faza, shtojnë për Meta.mk nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

“Këtë vit po punohet për digjitalizimin e teksteve për klasat e katërta, të pesta dhe të gjashta. Ata do t’i bashkëngjiten një portal të posaçëm që është në proces zhvillimi dhe nxënësit dhe mësuesit me një klikim të thjeshtë do të mund t’i shkarkojnë dhe nëse e kanë më të lehtë të mësojnë nga këto tekste digjitale”, thonë nga atje.