Në prill prodhuesit të prodhimeve industriale në tregun vendor u shitën më shtrenjtë

Në muajin prill të vitit 2023, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor në nivel mujor janë më të larta për 1.2 % dhe për 6.8 % në nivel vjetor, bën me dije Enti Shtetëror i Statistikës, transmeton Portalb.mk.

Në muajin prill të vitit 2023, krahasuar me muajin mars të vitit 2023, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale janë më të larta në grupet: mallra të qëndrueshme të konsumit të gjerë për 0.8 % dhe mallra jo të qëndrueshme të konsumit të gjërë për 2.9 %.

Në muajin prill të vitit 2023, krahasuar me muajin prill të vitit 2022, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor janë më të larta në grupet: energjia me 10.2 %, mallra të qëndrueshme të konsumit të gjerë për 6.7 %, dhe mallra jo të qëndrueshme të konsumit të gjerë për 11.3 %.

Informata më të detajuara gjeni KËTU.