Numri i të punësuarve është ulur në industrinë e Maqedonisë së Veriut

Në industrinë e Maqedonisë së Veriut kemi ulje të numrit të të punësuarve, ashtu që brenda një viti kemi ulje për 11.3 përqind te sektori I prodhimit të veshjeve, transmeton Portalb.mk.

“Numri i të punësuarve në industri është zvogëluar për 2.9% në muajin shtator të vitit 2026 krahasuar me muajin shtator të vitit 2025”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, kjo ulje është e ngjashme edhe në periudhën janar-shtator brenda dy viteve.

Përveç te prodhimi i veshjeve që kemi ulje për 11.3 përqind, rënie kemi edhe te nxjerrja e qymyrit për 7.9 përqind dhe në sektorë tjerë.

Ndërkohë, rritje u regjistrua te prodhimi i produkteve kompjuterike, elektronike dhe optike (10.8 %), furnizimi me energji elektrike (1.5 %), prodhimi i pijeve, ushqimeve dhe produkteve të gomës.