Qytetarët e RMV-së furnizohen me perimet e fundit për dimër, çmimet mbeten shqetësim
Sezoni i përgatitjes së turshive po shkon drejt fundit, por në tregje ende ka qytetarë që blejnë perimet e fundit për furnizimin dimëror, raporton Alsat. Megjithatë, çmimet mbeten shqetësim për blerësit, të cilët krahasojnë ofertat nga një tezgë në tjetrën dhe në shumë raste detyrohen të blejnë në sasi më të vogla.