Vazhdoi rritja e shpenzimeve dhe kostos për jetesë në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rritje e shpenzimeve dhe kostos për jetesë, krahasuar me muajin dhe vitin paraprak, transmeton Portalb.mk.

“Indeksi i kostos për jetesë në muajin tetor të vitit 2026, krahasuar me muajin tetor të vitit 2025, shënoi rritje prej 3.3%, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë shënoi rritje prej 3.2%”, raporton Enti Shtetërori Statistikave.

Në krahasim me muajin paraprak, inflacioni dhe kostot e jetesës shënuan rritje nën një përqind.

Te transporti rritja është regjistruar për 9.5 përqind, ndërsa zbritje është regjistruar vetëm në sektorin e informacionit dhe komunikimit (0.01 %).