Ministri Aliu prezantoi punën e MShIA-së në 100 ditët e kaluara
Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës Azir Aliu sot ka prezantuar punën e 100 ditëve të kaluara. Sipas tij, gjatë këtij harku kohorë të shkurtur kanë bërë përparim të jashtëzakonshëm. Kryefjalë e 100 ditëshit të MShIA-së, sipas Aliut janë digjitalizimi, reformat në administratë dhe liria e mediave, transmeton Portalb.mk.
Në këto 100 ditë është:
- Lançuar Strategjinë më të re të MShIA-së “Era digjitale” – ofrim të shërbimeve më të shpejta, reduktim i kohës për marrjen e shërbimeve
- Krijuar Agjencia digjitale, e cila do të përmirësojë ekonominë e vendit, transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve. Punohet për ligjin e posaçëm për këtë agjenci.
- Janë përpuluar dokumente strategjike dhe udhëzues për të qenë në hap me strategjitë evropiane digjitasle, të quajtura Kompasi digjital
- Strategjia e transformimit digjital të ekonomisë, e cila pritet të miratohet deri në fund të këtij viti – do të synojë të poërmirësojë ekosistemin inovativ në vend
- TIK Strategjia dhe siguria kibernetike është në përfundim e sipër
- Zbatim i obligimeve kushtetuese dhe ligjore për përdorim të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare. Portali kombëtar për shërbime elektronike do t’u ofrojë qytetarëve shërbime edhe në gjuhën shqipe
- Krijimi i “One service point”- Një mpikë shërbim, në 333 pika lokacione në vend, me këtë qytetarët do kenë qasje në gamë të gjerë të shërbimeev onine nga institucione të ndryshime
- Finalizimi i Strategjisë së re për reforma në administratën publike 2023-2030, në përputhje me prioritetet strategjike për antarësim në BE;
Kujtojmë se Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës së Maqedonisë së Veriut (MSHIA) për rreth 15 vjet apo prej vitit 2008 e deri më sot, ka pasur 6 ministra, pothuajse nga të gjitha partitë e vendit. Stazh më të gjatë në pozitën e kreut të kësaj ministrie ka Ivo Ivanovski nga VMRO-DPMNE me 7 vjet, i cili njëkohësisht është ministri i vetëm që e ka mbajtur një mandat të plotë. Ndërkaq, më pak ditë ka qëndruar në kolltukun e ministrit, Admirim Aliti nga Alternativa, gjegjësisht vetëm 1 vjet.
MSHIA është njëra prej ministrive që më së shpeshti i është ndërruar kreu i saj, varësisht prej marrëveshjeve koalicionuese të partnerëve qeveritar. Azir Aliu është ministri më i ri i MSHIA-së, i gjashti me radhë që prej vitit 2008-të, i cili u emërua në vend të Admirim Alitit. Në tre vitet e fundit, kjo ministri ka pasur 3 ministra, ndërkaq prej themelimit në këtë kolltuk janë ulur 2 kuadro të VMRO-DPMNE-së, 1 i LSDM-së, 1 i BDI-së, 1 i Alternativës dhe tani edhe i Aleancës për Shqiptarët.